Tre persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 43 raste të reja me koronavirus.
Numri total i të vdekurve në Kosovë nga COVID-19 ka arritur në 607, ndërsa i të infektuarve në 14.882. 43 raste pozitive janë nga 664 mostra të testuara.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri”, njofton IKSHPK.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 239 pacientë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 12.188. Në total janë 2087 raste aktive.
Postimi i plotë i IKSHPK-së:
239 TË SHËRUAR DHE 43 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 607 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 239 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.188 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.087.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri.