Tri raste të reja me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, nga 1,859 testime të kryera, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Sipas Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes ndërkohë që janë shëruar 9 persona.
Ministria njofton se që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 2,260 persona të prekur me koronavirus.
Numri i rasteve aktive në Kosovë është 166. Me raste aktive po prijnë Gjilani, Prishtina dhe Ferizaji.
Ministria ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 11,900 persona në tërë Kosovën. Numri i të vaksinuarve në Kosovë është 204,774 ndërkaq i atyre me të dy dozat është 48,437.