Vetëm 12 pacientë me koronavirus në spitale

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se vetëm 12 pacientë me Covid-19 janë të hospitalizuar në klinikat për Covid në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

Sipas njoftimit 11 janë me oksigjeno-terapi dhe një në mjekimin intensiv.

Njoftimi i plotë:

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, sipas raportit të punës për datën 12 nëntor 2021, janë duke u trajtuar 36 pacientë, nga ta 12 të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 24 të tjerë janë post covid.

Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka 1 pacient.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 1 pacientë

Spital i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.