Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës bën të ditur se 12 pacientë pozitivë me COVID-19 dhe tetë të tjerë postCOVID, janë duke marrë trajtim mjekësor në spitalet rajonale dhe në klinikat e QKUK-së.
Me oksigjenoterapi janë dhjetë pacientë, kurse në mjekim intensiv po trajtohen katër pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 12 pacientë;
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë;
Spitali i Gjilanit, 1 pacientë;
Spitali i Pejës, 3 pacientë.