Një person ka vdekur të hënën në fshatin Jashanicë të Klinë, si pasojë e një vetaksidenti, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i tha KOHËS se aksidenti ka ndodhur rreth orës 6:50, ndërsa viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, ku është konfirmuar vdekja e tij.


“Rreth orës 6:50, si pasojë e një vetaksidenti, ka vdekur një person në fshatin Jashanicë, në rrugën Klinë-Skenderaj. Viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, ku është konfirmuar vdekja e tij”, tha Rugova