Në Fushë Kosovë në orët e mbrëmjes ka ndodhur një vetaksident komunikacioni ku një veturë është përplasur për rrethoja.
Burimet i kanë thënë Klan Kosovës se një person ka mbetur i lënduar nga ky aksident.
Detaje rreth aksidentit ka dhënë edhe Policia e Kosovës që e ka konfirmuar lëndimin e një personi për të cilin ka treguar se është dërguar për t’u mjekuar.
“Rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë Kosovë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person”, thotë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.