Këngëtari Ermal Fejzullahu ka pësuar një aksident trafiku pasditen e së premtes.
Në disa fotografi që ka siguruar GazetaBlic shihet vetura e tipit Range Rover të cilën e posedon këngëtari.
Në fotografi shihet se vetura ka goditur njërin nga semaforët te Menza e Studentëve në lagjen Ulpiana në kryeqytet.
Nuk dihet ende nëse këngëtari ka pësuar lëndime.



