Ish-kreret e Ushtrisë i Çlirimtare të Kosovës, janë deklaruar para trupit gjykues se janë plotësisht të pafajshëm.
Gjykata ka pyetur Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi për t’u deklaruar për fajësi ose pafajësinë.
Të akuzuarit u deklaruna sërish të pafajshëm para trupit gjykues të hënën.
Ata e konfirmuan deklarimin e seancës së parë, ku ishin deklaruar të pafajshëm.
Ndërsa, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se është i pafajshëm dhe s’ka asnjë lidhje me akuzat që ju lexua.
“S’kam asnjë lidhje me pikat që i lexoi prokuroria para pak kohësh. Akuzën e kuptoj, por nuk pajtoj pasi nuk mbaj asnjë përgjegjësi me atë që e flet akuza. Jam plotësisht i pafajshëm”, tha Krasniqi.
Të pafajshëm janë deklaruar edhe Veseli e Selimi “Po gjithsesi, e shprehi pakënaqësinë time për një vonesë të tillë 2 vjeçare e gjysmë, megjithatë ju falënderoj, jam tërësisht i pafajshëm”, tha kadri Veseli.
“Jam i pafajshëm për të gjitha pikat në aktakuzë”, deklaroi Rexhep Selimi.