Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka thënë se presidentit Hashim Thaçi, nuk ka pasur se çka t’i bëjë Serbia e lëre më ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Veseli duke komentuar përplasjen ndërmjet presidentit Thaçi, ushtruesit të detyrës së ministrit Xhelal Sveçla dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, shtoi se institucioni i presidentit është më i larti në vend.
“Presidenti e ka një fjalë ‘kush rri me fëmijë laget’, institucioni i presidentit është më i larti në vend dhe presidentit nuk ka pasur çka t’i bëjë Serbia e lëre më Xhelal Sveçla”.