Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e ka kujtuar në trevjetorin e vdekjes ish Kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi.
“Kryeministri i parë i Kosovës, Dr. Bajram Rexhepi mbetet njëra nga figurat më emblematike të shtetit të ri dhe qytetit të Mitrovicës. Bajrami humanist ishte në vijat e para të frontit të luftës në ndihmë të civilëve e ushtarëve të plagosur të UÇK-së”.
“Bajrami, politikan i ndershëm, pranoi njërën nga sfidat më të vështira të pas luftës, duke shërbyer si kryeministri unifikues i Kosovës në njërën nga periudhat më të trazuara politike e shoqërore. Ai pati vizionin, guximin dhe kurajon të udhëheq me përgjegjësi; të flasë hapur për çështjet që nuk pajtohej e të marrë vendime të vështira në shërbim të vendit”, është shprehur Veseli.