Veseli për kufirin me Shqipërinë: Nuk do të duhej të mbyllej me vendime politike

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se hapja e kufirit me Shqipërinë nuk duhej të përbënte lajm sot, siç tha ai, po të kishte Kosova një qeveri normale që ndërton ura dhe nuk ngritë pengesa mes shqiptarëve

Sipas tij, ky kufi i shembur para dy dekadash me armë kurrë nuk do të duhej të mbyllej me vendime politike.

Postimi i plotë: 

Hapja e kufirit me Shqipërinë nuk duhej të përbënte lajm sot po të kishte Kosova një qeveri normale që ndërton ura dhe nuk ngritë pengesa mes shqiptarëve. Ky kufi i shembur para dy dekadash me armë kurrë nuk do të duhej të mbyllej me vendime politike. Muajt e humbur ti kthejmë në mundësi për ta vizituar sa më shumë Shqipërinë dhe anasjelltas. Shkëmbimi ekonomik mes dy vendeve tona duhet të intensifikohet veçmas pas situatës së rënduar nga pandemia. Të angazhohemi të gjithë për t’i rrëzuar pengesat e fundit mes Kosovës e Shqipërisë 🇽🇰 🇦🇱