Veseli: Nuk bëhemi pjesë e asnjë qeverie

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se partia e tij mbetet konsistente në qëndrimin e saj se nuk do të bëhet pjesë e asnjë qeverie.

Ai ka thënë se e gjithë kjo situatë, është papërgjegjësi e Vetëvendosjes dhe LDK-së në një kohë të rëndë për vendin.

“Në realitetin tonë politik ka filluar të instalohet një standard me mashtru. Me fol tjetër e me bo tjetër. Unë nuk i takoj asaj kaste. Këtu bëhet dallimi imi me tjerët. Unë them po e është po, në qoftë se them jo, është jo. E kemi dhanë një qëndrim. Nuk i kemi fituar zgjedhjet dhe ne do të jemi opozitë. Por, PDK asnjëherë nuk do të jetë vagon i qëllimeve të mbrapshta i fitimit të pushtetit. Ne kemi qellim në politikë dhe ai është interesi i qytetarëve, i shtetit. Në gjithë këto kohë jemi aktiv për të folur se po dëmtohet ky interes shtetëror. Këto kriza që janë shkaktuar nga VV dhe LDK janë gara të manipulimit e përftimit elektoral. Kjo sjellje e tyre ne kulmin e pandemisë është një papërgjegjësi totale”, ka thënë ai për Reporterin.