Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjet e dy minatorëve që humbën jetën në minierën e Artanës.
Përmes një postimi në faqen e tij, në Facebook, Veseli ka kërkuar hetim për rrethanat e vdekjes së minatorëve.
Postimi i plotë i Veselit:
Ngjarje e rëndë̈ tragjedia në minierën e Artanës ku humben jetën dy minatorë̈. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre. Në këto momente të vështira jemi afër të gjithë̈ minatorëve të prekur dhe të afërmeve të tyre të cilët kanë përjetuar këtë̈ dhimbje. Të hetohen dhe sqarohen sa më parë rrethanat e kësaj tragjedie.