Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se në asnjë rrethanë nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Hoti, ndërsa e ka quajtur manipuluese Lëvizjen Vetëvendosje.
Veseli është shprehur se nëse VV i bën 40 vota për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti, PDK nuk ia falë sekondën kësaj Qeverie.
“VV-ja të ndalet me këto manipulime se kinse PDK po e ndihmon për ta rrëzuar Qeverinë Hoti. Kjo parti me ato mbledhje të nënshkrimeve nuk është serioze, por është manipuluese. VV-ja nuk do të mund të na mposhtë neve në opozitë. Ajo po manipulon me çështjen e mocionit sepse nuk janë votat”, ka thënë Veseli në Kanal 10.
Ipari i PDK-së ka thënë se “nëse PDK e fillon mocionin e mosbesimit, të jeni të bindur se do ta rrëzojmë këtë Qeveri”.