Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, tha se është hipokrizi që në kohë të pandemisë, të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Krejt çka kërkojmë është të respektohet Kushtetuta. Vullneti i sovranit është ma legjitimi, por kur jemi në situatën e pandemisë është hipokrizi për zgjedhje te jashtëzakonshme”, theksoi Veseli.
Lideri i PDK-së ka bërë të ditur se edhe me krijimin e qeverisë së re, partia në të cilën ai udhëheq do të mbetet në opozitë.
“PDK e ka pozicionin e qartë, do të jemi opozitë dhe do ta respektojmë Kushtetutën”, ka thënë ai.