Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të vizitës në Kosovë është takuar edhe me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.
Ky takim u zhvillua në kuadër të vizitës dyditore të cilën po e bën kryeministri Rama në Prishtinë.
Ndonëse nuk pati prononcim për media, Veseli në një reagim të tij thotë se pati takim vëllazëror me Ramën.
Ndryshe, Kryeministri Rama ka njoftuar sot se në Kosovë po qëndron për të mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë.