Veseli: Mos i urreni gjyqtarët, Gjykata Speciale është pjesë e formimit të shtetit tonë

Ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli gjatë paraqitjes së parë në Hagë, u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritur nga Dhomat e Specializuara, raporton Ekonomia Online.

“I dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha aktakuzat, më lejoni të deklarohem me bindje të plotë se jam i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzave”, tha Veseli para gjyqtarëve në Hagë.

Tutje, në deklaratën që e lexoi avokati Ben Emmerson, Veseli kërkoi nga qytetarët e Kosovës që të mos mbajnë mëri ndaj Gjykatës Speciale pasi kjo është pjesë e formimit të Shtetit.