Ish-banori kosovar dhe njëhershmit fitues i “Big Brother Albania” i sezonit të 8’të, Vesel Kurtishaj është mjaft i ndjekur dhe aktiv në rrjetin social “Instagram”.
Së fundmi, Veseli ka publikuar një fotografi me këngëtaren kosovare, Frosina Muji, kështu duke e bërë publike lidhjen e tij të dashurisë.
Para pak ditësh në një fotografi të fundit të këngëtares, vëmendjen e mori pikërisht komenti i Veselit i cili kishte komentuar një emoji të zemrës dhe çelësit duke lënë të kuptohet se Frosina është vajza e cila ia ka rrëmbyer zemrën.
