Ministri i ri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi mori sot detyrën e re në krye të këtij dikasteri.
Ministri Krasniqi u prit nga Ushtruesi i Detyrës së sekretarit të MTI-së, Irfan Lipovica dhe stafi i ministrisë.
Krasniqi theksoi se do të bashkëpunojë ngushtë me stafin e ministrisë për t’i vazhduar projektet që ndihmojnë ekonominë e vendit.
Ai tha se Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë e presin shumë sfida në rimëkëmbjen e ekonomisë nga pandemia e Covid-19, që sipas tij, me bashkëpunim dhe punë do të arrihen.
Ministri Krasniqi tha se do të fokusohet shumë në ndihmën ndaj prodhuesve vendor, duke punuar në fuqizimin e tyre.