Vesa thumbon Mërgim Berishën: Kush e tradhton Kosovën, s’është për mua shqiptar

Vesa Vllasaliu është bërë një emër shumë i komentuar në media, që nga hyrja e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Ajo ka zgjuar interesim te opinioni veçanërisht për deklaratat e saj lidhur me ish-të fejuarin, futbollistin e njohur shqiptar Mërgim Berisha.

Pak para se të futej në formatin e madh, Vesa kishte dhënë një intervistë ku kishte “goditur” ish-të fejuarin dhe ish-shoqen e saj, duke thënë se kjo e fundit ia mori të dashurin.

Mirëpo teksa është pyetur në veçanti për Mërgimin, ajo është shprehur se nuk e ndjen më si shqiptar, pasi i njëjti nuk ka pranuar të luajë për Kosovën, pasi luan për Kombëtaren e Gjermanisë.

“Kush e tradhton Kosovën s’është për mua shqiptar. Më vjen keq”, ka thënë Vesa.

Vesa në Big Brother VIP Kosova ka filluar të lërë gjurmë me këtë histori, teksa lidhur me deklaratat e saj ka pasur reagime edhe nga familjarët e Mërgimit – përkatësisht nga vëllai i tij, Besarti.