Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-COVID, duke lejuar mbajtjen e ahengjeve si dasmat, fejesat dhe mbrëmjet e maturës deri në orën 23:00. Qeveri bën me dije se muzika lejohet deri në orën 22:45.
Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve dhe mbrëmjeve maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 30 % e kapacitetit të hapësirës (30 persona për 100m), por jo me shumë se 200 të ftuar në rastet kur 30 % e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër.
Distanca në mes të tavolinave duhet të jetë tri ( 3 ) metra.
Per mbajtjen e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të matures, obligohet respektimi i udhëzuesit të veçantë për ahengje .
Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës.
Lejohen deri në pesëdhjetë (50) klienti për 100m2 (5 persona për 10 m).
Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.
Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.
Muzika lejohet deri në orën 22:45.
Pergjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve nt tavolina të ndryshme të jetë së paku një ( 1 ) meter.
Pjesa e prapme e nje karrige , me pjesën e prapme te karriges tjetër duhet jenë në distance së paku një ( 1 ) meter.
Ne hapësirat e mbyllura lejohen deri ne 4 persona.