Kryeministri Avdullah Hoti është deklaruar para mediave lidhur me situatën e tanishme të krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19.
Hoti tha se nuk duhet lejuar që gjendja të dalë jashtë kontrollit dhe se jeta e qytetarëve është prioritet i qeverisë.
“Kemi 49 raste me fatalitet, Klinika Infektive është e stërmbushur, nuk ka vende më për njerëz në klinikë. Tash ministri, Drejtori i Institutit janë duke krijuar hapësira shtesë nëpër klinika të tjera dhe spitale regjionale, masat janë të thjeshta shumë të thjeshta dhe të qarta, maskat, distanca fizike, larja e duarve, tri gjëra të thjeshta. Jemi të obligueshëm të gjithë t’i ndërmarrin këto masa, kur ecim në rrugë, në autobus, kur shkojmë në punë, biznes apo barnatore, gjithku. Çdokush që nuk i z baton këto masa, bën vepër penale sepse rrezikon jetë ne vetë dhe të qytetarëve të tjerë.2 mijë e 677 raste deri sot të prekur me COVID-19, për momentin i kemi 113 që janë të hospitalizuar, gjashtë në gjendje të rëndë, stafi shëndetësore po bën maksimumin dhe del që 8% e rasteve totale janë mjekët stafi shëndetësore që janë prekur nga kjo sëmundje, sepse janë fronti vija e parë e përballjes”, tha Hoti.
Ai shtoi se janë duke menduar ndoshta për masën e karantinimit ndoshta në lokacione ku janë paraqitur më shumë raste.
“Të gjitha institucionet janë të rrezikuar dhe duke qenë të rrezikuar, rrezikun e qojmë në shtëpi, tek fëmijët e prindërit tanë. Situata është nën kontroll të brishtë, por duhet punuar shumë bashkë që të mbajmë situatën nën kontroll dhe të menaxhohet situata. Diskutuam në detaje për masat që do të ndërmarrin menjëherë qysh në mbledhjen e ardhshme, nëse ka nevojë për vendime për të gjithë ata që ndoshta kanë nevojë për punë nga shtëpia, do të merremi vesh t’i lirojmë, do të mbyllen biznese ku ka raste të paraqitura, duhet detyrimisht përmes organeve të rendit të kontrollohen që personat që janë të infektuar të mbesin të izoluar pasi paraqesin rrezik për qytetarët e tjerë, duhet aktivizuar Shtabet Lokale të komunave, duhet të ngrisin nivelin e aktivizimit të tyre. Inspektorati Sanitar do të ndërmarrë masa në përputhje me Ligjin për Sëmundje Ngjitëse, kam fjalën për masat ndëshkuese. Inspektorët do të jenë 24 orë në rrugë, duke c rrugë, në kafe, në barnatore e kudo. Nëse nuk mbani mask do të dënoheni në përputhje me ligjin, jemi duke konsideru nëse duhet të ndërmarrin masat për karantinimin e disa prej lokacioneve ku ka më shumë raste të paraqitura. Do të ndalojmë grumbullimin e qytetarëve, në hapësira të hapura e të mbyllura në më shumë se 100 persona në çdo situatë, duhet rregulluar pak më mirë ceremonitë mortore”, shtoi ai.