Vëllezërit Muja, Armendi e Gazmendi, kanë bindje të ndryshme politike. Njëri është me PDK-në e tjetri me VV-në.
Analisti Armend Mujës dje i është bashkuar partisë së Albin Kurtit.
Por duket se Armendi nuk është i vetmi anëtar i familjes që merret me politikë, pasi vëllai i tij, Gazmendi, ishte edhe asamblist i PDK’së në Mitrovicë.
Gazmend Muja ishte zgjedhur asamblist i PDK-së në vitin 2017 në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, por më pas dha dorëheqje për t’iu bashkuar stafit politik të ish-ministres nga PDK’ja, Dhurata Hoxha.