Veliu thotë se nuk kanë emra konkretë për kandidatin për kryeministër

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, njëherësh edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka treguar se çfarë është biseduar në mbledhjen e Kryesisë së këtij subjekti politik.

Veliu ka thënë se ata akoma nuk kanë emra konkretë për kandidatin për kryeministër për zgjedhjet e reja që pritet të mbahen në vitin 2021.

Ai tha se në mbledhje është diskutuar për kriteret që duhet plotësuar ppër të kandiduar për deputet si dhe për kryeministër.