Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, foli në Info Magazine të Klan Kosovës për njohjen e patentë shoferëve nga shteti gjerman, duke u shprehur i bindur se ai ka meritat më të mëdha për këtë sukses.
“Unë e di se kam punuar me seriozitet dhe sinqeritet, kam punuar shumë në këtë drejtim dhe besoj se ata që e kanë asnjë meritë po deklarohen se kanë merita, unë jam i bindur se meritat më të mëdha i kam unë në këtë proces, duke falënderuar bashkëpunëtorët tim që kanë punuar”, tha Veliu.
“Në Kosovë është traditë jo fort e mirë që ata të cilët kanë merita gati mbesin të fundit”, u shpreh tutje ai.
Tutje Veliu tha se deri në njohjen e patentë shoferëve nuk ka qenë një punë e lehtë, pasi sipas tij, autoritetet gjermane dyshonin nëse patentët jepen me meritë.
“Nuk ka qenë e lehtë, sepse këtu kanë qenë të strukturuara mirë disa organizime në Kosovë rreth dhënies së patentë shoferëve, dhe ka pasur zëra se patentë shoferët në Kosovë merren me forma të ndryshme dhe abuzive, kështu që pala gjermane ka kërkuar nga unë një siguri që ky proces të shkojë në rregull, të mbikëqyret e kontrollohet në mënyrë që të jemi të sigurt se ata që e marrin patentë shoferët ta marrin me meritë”, tha deputeti.