Shefi i kabinetit të presidencës, Blerim Vela, ka thënë se ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, po shkel Marrëveshjen e Ohrit.
Sipas Velës, ky është një veprim i dëshpëruar për të minuar zbatimin e nenit 4 të marrëveshjes Ohrit.
“Serbia do të shkelë nenin 4 nëse voton kundër anëtarësimit Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Së shpejti do të vihet në provë”, ka shkruar Vela.
Ndërsa, Daçiq ka vizituar vendet si Uzbekistani, Kirgistani dhe Taxhakistani.