Vedat Muriqi po vazhdon me formë fantastike në elitën e futbollit spanjoll.
Në nëntë paraqitje, sulmuesi i kombëtarës së Kosovës ka arritur ta gjejë rrugën drejt golit pesë herë, ndaj po aq skuadrave të ndryshme. Në mesin e tyre janë edhe 14 herë kampionët e europës, Real Madrid pastaj, Real Betis, Rayo Vallecano, Elche dhe “viktima” e tij e fundit ishte Valencia.
E statistika e tij e pozicionojnë krah për krah me top sulmuesit botëror. Kaq gola sa prizrenasi kanë shënuar edhe këta futbollist, në mesin e tyre edhe fituesi i “Topit të Artë”: Karim Benzema, Vinicius Jr, Antoine Griezmann, Alvaro Morata, Sergio Leon, Brais Mendez.
Kurse, ka realizuar më shumë se këta yje të futbollit: Edinson Cavani (4 gola), Rodrygo (4 gola), Ousmane Dembele (3 gola), Ansu Fati (3 gola).
Veç në La Liga, Vedat Muriqi, ka statistikat të njejta edhe me top sulmues të tjerë nga ligat europiane.
Nga pesë gola deri më tani kanë: Gabriel Jesus, Wilfried Zaha nga Premier Liga, Rafel Leao, Paulo Dybala, nga Serie A dhe Sadio Mane nga Bundesliga.
Përveç La Liga-s, më pak gola se Muriqi në liga tjera kanë: Bukayo Saka (4 gola), Gabriel Martinelli (4 gola), Mohamed Salah (3 gola), Luis Diaz (3 gola), Marcus Rashford (3 gola), Heung-Min Son (3 gola), Darwin Nunez (3 gola), Raheem Sterling (3 gola), Cristiano Ronaldo (1 gol) nga Premier Liga, Oliver Giroud (4 gola), Edin Dzeko (3 gola), Tammy Abraham (2 gola) nga Serie A.