Kosova ka arritur t’i mbledhë katër pikë në tri ndeshjet e shtatorit, të vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”.
Padyshim se ndër më meritorët për pikët e fituara ka qenë sulmuesi Vedat Muriqi, i cili shënoi në fitoren ndaj Gjeorgjisë dhe në barazimin ndaj Greqisë, shkruan Gazeta Stop.
Golashënuesi më i mirë i dardanëve është shprehur se kur shënon gol për Kosovën e ndjen më shumë, përkundër faktit se ka luajtur në klube të mëdha si Fenerbahce dhe tash te Lazio.
Intervista e plotë e Vedat Muriqit:
“Kam luajtur në klube të mëdha si Fenerbahce, jam duke luajtur edhe te Lazio, por kur shënoj gol me Kosovën me të vërtetë është diçka shumë më ndryshe, e ndjej më shumë sepse shënoj për vendin tim, për atdheun tim dhe është diçka me të vërtetë jashtëzakonisht e mirë për mua personalisht dhe të jem për momentin golashënuesi më i mirë i Kosovës”, ka thënë Muriqi në intervistë për prezantuesen e njohur, Kadrie Canolli të Rtv Dukagjinit.