Vedat Muriqi ishte vendimtar në fitoren që Mallorca e shënoi të shtunën. Mallorca fitoi ndaj kampionit në fuqi të La Ligës spanjolle, Atletico Madridit, 1:0.
Dhe ishte pikërisht reprezentuesi i Kosovës i cili e shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje, që i takoi xhiros së 31-të të elitës së futbollit spanjoll.
Muriqi shënoi nga penalltia në minutën e 68-të. Ishte goli i tij i tretë në La Liga.
Me këtë fitore, Mallorca doli edhe nga zona që dërgon një rang më poshtë të futbollit spanjoll.
Tani në vendin e 17-të ka 29 pikë.
Atletico është në pozitën e katërt me 57 pikë.