Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur të dielën mbrëma në Suharekë.
Një këmbësore ka vdekur pasi që është goditur me veturë nga një e dyshuar, e cila thuhet se është arrestuar.
Aksidenti dyshohet se është shkaktuar nga mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që dyshohet se e njëjta derisa ka qenë duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes, godet këmbësoren viktimën femër kosovare. Si pasoj e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje.