Brenda 24 orëve në Kosovë kanë vdekur katër persona nga koronavirusi.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, në konferencën tashmë të rregull ku janë prezantuar statistikat me të fundit të koronavirusit në vend.
“Deri sot janë konfirmuar 112 raste të vdekjes nga koronavirusi”, ka thënë Ramadani.