Vdesin edhe katër pacientë nga koronavirusi në Gjakovë

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka njoftuar së në 24 orët e fundit, katër pacientë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Sipas njoftimit nga ky spital, nga katër pacientët e vdekur, dy kanë qenë të konfirmuar me COVID-19, kurse dy të tjerët kanë qenë të dyshuar.

Ndërkaq duke u trajtuar në këtë spital janë 51 pacientë me coronavirus.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar,

•Raporti 24 orësh për spitalin e Gjakovës, date 28.07.2020 ora 8 gjendja është:

• 51 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid
• 16 pacientë të konfirmuar COVID-19 POZITIV ,
• 31 pacientë të pakonfirmuar,
• 32 pacientë me oksigjeno terapi,
• 2 pacientë CPAP maske.
. 4 pacientë janë në gjendjes kritike

• 4 pacientë kanë vdekur (2 pozitiv në Covid-19 dhe 2 të dyshuar për Covid)
1. Q.F. viti i lindjes,1959,Bellacerk, Malisheve
2. S.D. viti i lindjes, 1940, Gjakovë
3. S.H. viti i lindjes , 1944,Cërmjan, Gjakovë
4. D.D. viiti i lindjes , 1937, Damjan Gjakovë

•3 mjek janë Covid pozitiv dhe 7 infermiere covid pozitiv dhe 1 stafe teknik.

Duke respektuar udhëzimet na ndihmoni neve !