Dy qytetarë të Komunës së Kamenicës kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, transmeton Klan Kosova.
Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook Qëndron Kastrari, kryetari i kësaj komune.
“Këto dy raste, një 74 vjeç e një 71 vjeç, ngrisin numrin e të vdekurve nga ky virus në tetë. Lutem që këto raste të shërbejnë si vetëdijësim për kujdes të shtuar ndaj shëndetit tuaj e njerëzve përreth”.
“Ruani më të dashurit tuaj duke #vendosurmaskën, #mbajturdistancë e duke #pastruarduart. Nushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën të dashurit e tyre”, ka shkruar Kastrati.