Vdesin 8 persona nga koronavirusi në Kosovë

Tetë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me COVID-19 në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 460 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv “, njofton IKSHPK. 

Sipas statistikave, numri total i rasteve pozitive është 13.334 raste nga 50.683 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 516 raste të vdekjes.