Shtatë persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me koronavirus në Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media.
“Numri total i rasteve pozitive është 7.652 raste nga 35.121 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 192 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, njofton MSH.