Tre persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me COVID-19 në Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
“ Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë ”, njofton IKSHPK.
Numri total i rasteve pozitive është 14.566 raste nga 57.239 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 589 raste të vdekjes.