Gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për dy raste të vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19.
“Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinikë Infektive dhe 1 rast Spitali Pejë)”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Numri total i rasteve pozitive është 17.757 raste nga 86.098 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 661 raste të vdekjes.