Ka vdekur një skiatore e huaj nga Orteku i borës në Brerovicë, lajmin e kanë konfiruar nga Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës.
“Anëtarët tanë së bashku me Patrollen e skijimit të qendrës skitare në Brezovicë e kan lokalizuar viktimën e cila kishte marrë lëndime nga orteku.
Me të arritur i është dhënë ndihma e parë por nuk ka rezultuar pozitivisht”, thuhet në njoftim shkruan Gazeta Stop.
Njoftimi i plotë:
KOMUNIKATË
Sot me datën 13.02.2024 në orën 16:30 kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Ski Patrolla e qendrës skitare Brezovicë.
Informatat e para kishin të bëjnë për humbje në mjegull të dy skiatorëve,por pas mbledhjes së informatave është identifkuar problematika dhe kemi filluar me kërkim në zonën e dyshimt “Foleja e Shqiponjave” zakonisht faqe malore që njifet si problematike për krijimin e orteqeve.
Anëtarët tanë së bashku me Patrollen e skijimit të qendrës skitare në Brezovicë e kan lokalizuar viktimën e cila kishte marrë lëndime nga orteku.
Me të arritur i është dhënë ndihma e parë por nuk ka rezultuar pozitivisht.
Pas evakuimit të trupit nga ekipet mjekësore është verifikuar vdekja e skiatorës, shtetase e huaj.
⚠️Keni kujdes të shtuar gjatë skijimit jasht shtigjeve zyrtare të skijimit,ashtu sikur kemi paralajmëruar shumë herë,kushtet e këqija atmosferike mund të jenë të rrezikshme për natyra të aksidenteve të tilla !
I falendërojmë të gjithë kontribuesit për ndihmën dhe shpirtin human.
© ShKShMK