Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Enver Krasniqi, ka vdekur mbrëmjen e së mërkurës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, i cili tha se vdekja ishte natyrale.
“Enver Krasniqi ka vdekur sonte derisa ishte duke luajtur futboll”, tha shkurt Isufaj.
Krasniqi ka qenë prokurori që po hetonte rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit.