Vdes personi që gjendej në automjetin e përfshirë nga zjarri në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Pak më parë u raportua se një veturë është kapluar nga flakët në një pompë të benzinës në Babush të Ferizajt. Mirëpo një nga personat që ishin në automjet ka humbur jetën. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se personi tjetër që ishte në marketin e kësaj pompe ka marrë lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar në Emergjencën e Prishtinës për trajtim mjekësor.

“Sot, rreth orës 17:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë , në hapësirën e një pike karburanti në fshatin Babush, një automjet i udhetareve me targa vendore është perfshirë nga flaka”.

“Për pasojë një person ka hunbur jetën që ishte në automjet . Ndërsa një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pike karburanti ka marr lëndime trupore dhe është dërguar në Prishtinë për trajtim mjekesorë”.

Në njoftimin e policisë thuhet se të gjitha njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt i ka nisur hetimet. Për informata shtesë don të informoheni me kohë!