Shënohet viktima e parë në Shqipëri nga koronavirusi. Pacientja e infektuar me koronavirus ka humbur jetën para pak minutash, raporton Ora News.
73 vjeçarja kishte ardhur nga Italia, 15 ditë më parë dhe ndodhej në spitalin e Durrësit prej 3 marsit.
Pas analizave ka rezultuar se ishte pozitive ndaj koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në Shqipëri janë dy raste të reja të prekura me koroanvirus.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli konfirmoi se numri i personave të prekur ka shkuar në 12 persona, dy raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.