Një polic ka vdekur në vendin e tij të punës.
Rasti ka ndodhur në pikën kufitare në Jarinje. Polici është Rexhep Sejdiu nga Vushtrria.

Vdekjen e tij për Klankosova.tv e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Është gjetur i vdekur pas orës 07:00 të mëngjesit. Ka shumë gjasa që vdekja të jetë natyrale. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër”, tha Elshani.
Polici, tanimë i ndjerë, ishte duke e kryer ndërrimin e natës, kur u gjet i vdekur nga kolegët e tij