Vdes një pjesëtar i Policisë së Kosovës, ishte i prekur me koronavirus

Ka vdekur një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Podujevës Nexhmi Rudari.

“Me pikëllim mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Hakif Hodollit, njeriut të urtë, e të hareshëm. Hakifi i sherbeu me nder e përkushtim vendit të tij në secilën rrethanë të kohës. Hakifi ishte pjestar i respektuar i Policisë së Kosovës e që sot fatkeqësisht humbi betejën ndaj COVID-19. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për Familjen Hodolli, miqtë dhe kolegët e tij. Shpirti i tij u prehtë në paqe!”.