Një pjesëtar i KFOR-it ka vdekur në një aksident rrugor në magjistralen Pejë-Prishtinë.
KFOR-i ka konfirmuar përmes një komunikate për media se ushtari i vdekur ishte nga kontingjenti italian.
Ushtari ishte dërguar në gjendje kritike me helikopter në Spitalin Amerikan.
“Në automjetin e përfshirë në aksident ishte edhe një ushtar tjetër i cili u transportua në gjendje të vetëdijshme në Kampin Ushtarak italian me autoambulancë dhe më pas në spitalin ushtarak”, thuhet në komunikatë.
Kurse, Prokuroria Themelore e Pejës e ka konfirmuar po ashtu rastin.
“Si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, në komunë të Pejës, një person ka ndërruar jetë, ndërsa personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin ka pësuar lëndime trupore për çka është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe është është ndaluar për 48 orë”, kanë konfirmuar nga Prokuroria.