Vdes një person nga COVID-19

Një person ka vdekur brenda 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me COVID-19 në Kosovë.

“Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali Gjakovë)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 16.345 raste nga 75.973 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 649 raste të vdekjes.