Një person ka vdekur në Bajgorë të Mitrovicës.
Dyshohet se viktimën e zuri traktori pasi ai ishte duke punuar për një kompani në atë zonë.
Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.
“Policia është në vendin e ngjarjes. Sipas informatave të para, një punëtor ka humbur jetën aksidentalisht me traktorin që ka qenë duke punuar. Nuk ka dyshime të tjera. Rasti iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”.