Vdes një person në aksidentin mes dy veturave në Gjilan

Një person ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ka ndodhur dje mes dy veturave në Gjilan.

Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion në Prishtinë.