Vdes një person, dyshohet se ra nga një objekt në ndërtim e sipër në Prizren


Një person ka vdekur të premten pasi dyshohet që ka rënë nga një objekt, i cili ishte në ndërtim e sipër në Vërmicë të Prizrenit.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Dyshohet se një person ka rënë nga një objekt që është në ndërtim e sipër mëngjesin e së premtes, në orën 09:00 dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, ka deklaruar ai.