Një i burgosur 84-vjeçar ka vdekur sot në Spitalin Rajonal të Pejës. Ai ishte në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Florent Gashi.
“Sot në orën 10:50 në Spitalin e Pejës ka ndërruar jetë një i burgosur në Burgun Dubravës. I njëjti ishte i dënuar me 11 vite burg për kryerjen e veprës penale ‘vrasje e rëndë’”, tregoi Gashi.