Një person ka raportuar në Polici se halla e tij ka vdekur si pasojë e trajtimit të pa ndërgjegjshëm nga mjekët e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti si “trajtim i pandërgjegjshëm
“QKUK, 30.07.2020-21:00-23:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën e lartcekur në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër kosovare (halla e tij) i cili dyshon se halla e tij ka ndërruar jetë si pasojë e trajtimit të pa ndërgjegjshëm nga mjekët dhe personi shëndetësor. Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës nuk dërgohet për obduksion”, thuhet në raport.